Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas shkarkimit të nënkryetares së Komunës së Prishtinës Donjeta Sahatçiu, e cila vjen nga radhët e PDK-së.
Çitaku ka thënë se shkarkimet përmes Facebook-ut janë më të lehta kur mungojnë argumentet, përcjell Arbresh.info
Tutje, ajo theksoi se përgjigjen e merituar Ramës do t’ia japin zyrtarisht, jo në Facebook.
Postimi i plotë:
Donjetë, une jam krenare me ty. Jam krenare me modelin e angazhimit qytetar e politik qe ti e përfaqëson.
Jam krenare që një grua e re si ti ka vendosë me e vu krejt kapitalin njerëzor, intelektual dhe politik ne shërbim të vendit.
Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar per ne si vend.
E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet.
Jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit.
Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara.
E Përparimit përgjien e merituar do tia japim zyrtarisht. Jo në Facebook./arbresh.info
Lexo edhe:
Ndryshime në kabinetin e Komunës së Prishtinës, Rama shkarkon nënkryetaren Donjeta Sahatçiu
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja