Kryetari i deritanishëm i Mitrovicës Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet lokale.
Hamza ka thënë dhe pse në Mitrovicë nuk arriten rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, ka përgëzuar kandidatin e PDK-së Arian Tahirin, për të cilin ka thënë se ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme, shkruan Arbresh.info
Ndërsa i ka uruar fitoren Faton Pecit , duke i uruar suksese në shërbim të Mitrovicës dhe qyetetarëve të saj.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës”, ka thënë Hamza.
Postim, i plotë i Hamzës:
Qytetarë të dashur,
Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme.
Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.
Ndërsa, Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme.
Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës./Arbresh.info
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...