Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati që tha se LDK-ja po refuzon të miratojë buxhetin për komunën e Prishtinës, për të cilin, siç tha ai, kjo parti ishte ankuar deri dje.
Bajrami ka thënë se Murati 46 ditë e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar e nuk e ka përcjellë për aprovim për Kuvend, ndonëse Kuvendi Komunal i Prishtinës, thotë ajo, e kishte kaluar atë buxhet me 9 dhjetor të vitit të shkuar, e më 17 të atij muaji ia kishte përcjellë Ministrisë së Financave.
Por, sipas saj, Murati e kishte përcjellë në Kuvend të Kosovës ditën e fundit të vitit 2024.
“Tani akuzat e propaganduesit janë se LDK-ja po e bllokon Kuvendin dhe s’po e kalon buxhetin e komunës së Prishtinës. E qysh kalohet buxheti pa u formu komisionet parlamentare? E qysh formohen komisionet parlamentare pa u ditur se kush është pozita dhe kush është opozita? Tregoju qytetarëve pse e ke mbajtur në sirtar buxhetin e komunës së Prishtinës 46 ditë dhe nuk e ke sjellë në Kuvend atëherë kur Kuvendi ka qenë funksional dhe i ka pasur krejt trupat funksional”, ka shkruar në reagimin e saj, Bajrami.
Bajrami ka bërë thirrje që Murati të lirojë edhe buxhetin për RTK-në, njëjtë, siç, sipas saj, bëri para 3 muajsh.
“Liroje buxhetin e RTK-së, siç e bëre para tre muajve ose siç është vepruar më 2021, sepse derisa ti po mashtron në fcb. disa familje bukën në market janë t’u e marrë veresi”, ka shkruar Bajrami.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...