Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është shprehur sot se zyrtarët e saj kanë imunitet nga proceset ligjore, duke u bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe atë të Kosovës, për çfarëdo lloj veprimi të tyre në cilësi zyrtare.
UNMIK ka lëshuar një komunikatë për media ku ka thënë se personeli i saj është imun nga çdo formë e arrestimit apo e paraburgimit.
“Personeli i UNMIK-ut është imun nga çdo formë arrestimi ose paraburgimi. Në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të Kosovës, i gjithë personeli i UNMIK-ut, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar, është imun nga çdo proces ligjor në lidhje me fjalët e folura apo veprimet e ndërmarra nga ta në cilësi zyrtare”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut.
UNMIK-u ka shtuar se është procedura e përgjithshme që kërkesat e tilla t’i përcillen Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për një vendim.
Policia e Kosovës, gjatë një aksioni policor të martën, arrestoi dy zyrtarë të UNMIK-ut; njëri prej tyre me shtetësi ruse, ndërsa një tjetër shtetas të Kosovës me kombësi serbe.
Menjëherë pas ndalimit, dy punëtorët e UNMIK-ut, shtetasi rus dhe ai lokal, janë dërguar në spital në Mitrovicën veriore për të mjekuar lëndimet, ndërkaq nga ambasada e Rusisë në Beograd dhe nga shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, kanë reagar duke kërkuar lirimin e tij.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, e ka quajtur aksionin e policisë në veri si “ndërhyrje”, “një provokim të Prishtinës” dhe “vendosje e kontrollit përmes dhunës”.
Shtetasi rus dhe punëtori i UNMIK-ut, Mihajil Krasnoshçenkov (Mikhail Krasnoshćekov), është liruar të martën, në orët e pasdites.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...