Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, lidhur me vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në QKUK.
Kryeministri mbrëmë në një reagim në Facebook, shkroi “dy engjëj në qeillin e pistë . Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”.
E pas këtij reagimi, deputetja Musliu në një postim të bërë në Facebook, ka shkruar se “shqetësohet për shëndetin mendor të kryeministrit”.
“Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të Kryeministrit të Kosovës!”, ka shkruar Musliu në reagimin e saj.
Kujtojmë se mbrëmë në oborrin e QKUK-së para Klinikës së Gjinekologjisë u vra me armë zjarri një 35 vjeçare e cila ishte shtatzënë. E njëjta dyshohet se u vra nga ish-burri saj me të cilin kishin qenë të ndarë tash e disa muaj.
Lexo edhe:
Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK: E papranueshme dhe e padurueshme
Abdixhiku jep arsyet se pse propozimi i LDK-së për Ligjin e ...
Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona
Në lajmet e RTK-së hyn një aktivist i PSD-së duke mbajtur në...
Reali refuzon PSG-në, Asensio do të qëndrojë në Madrid
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera