Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK sot.
Në një postim në Facebook, Kurti tha se ai që e bëri këtë vrasje është një vrasës mizor dhe gruaja humbi jetën aty ku duhet të shërohen njerëzit, si dhe u vra një grua që po sillte në jetë një fëmijë.
Kurti theksoi se kjo është e papranueshme dhe e padurueshme.
“Dy engjëj në qiellin e pistë
Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.”, shkroi Kurti në Facebook/arbresh.info
Vizita e Kurtit në Tiranë, Tahiri: Nga bashkimi kombëtar në ...
Kurti: Para 24 vjetësh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 ...
Paris Saint-Germain ka vendosur të largojë përfundimisht tre...
Armë bërthamore në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë si SHBA, n...
Kurti njofton kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë për takimin...
Vetaksident në Vetërnik, lëndohet një person