Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Qemal dhe Kozeta Zylon, themeluesit e shkollës shqipe “Alba Life”, që operon nëpër të gjitha lagjet e New Yorkut, si dhe mësimdhënësen Fatlinda Gashi.
Bashkëbiseduesit folën mbi rolin e shkollave shqipe në mërgatë dhe rëndësinë e tyre në edukimin e gjeneratave të reja, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës tonë, përcjell Arbresh.info.
Ai i falënderoi mysafirët dhe të gjithë ata që angazhohen në këtë shkollë me punën e tyre në drejtim të edukimit, duke u shprehur mbështetje në vazhdimin e këtij misioni fisnik dhe theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit.
“Mysafirët e njoftuan kryetarin Konjufca rreth programeve dhe aktiviteteve të tyre. Ata e falënderuan për pritjen dhe gatishmërinë, duke shprehur vendosmërinë për të punuar edhe më tutje në drejtim të edukimit dhe profesionalizimit të fëmijëve shqiptarë, të cilët në të ardhmen do të kontribuojnë për vendin dhe kulturën tonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja...
Shefi i OKB-së paralajmëron pasoja nga konflikti Izrael-Iran
Superushqimet që rrisin energjinë dhe përmirësojnë përqendri...
Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet – prite...
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbr...