Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka quajtur veprim për zbatimin e ligjit në fushën financiare, aksionin e Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, i zhvilluar të hënën.
Ai tha pas mbledhjes së Qeverisë se ka pasur dyshime se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licencë.
“Ne sigurohemi për zbatimin e ligjshmërisë për fushën financiare. Ka pasur dyshime të bazuara që po zhvillohet aktivitet financiare në kundërshtim me ligjin. Dyshimi i bazuara ka qenë që është zhvilluar aktivitet pa licenca. Sa i përket reagimit nuk jam ne dijeni për detaje, por çdo veprim është i bazuar në ligjshmëri”, tha Murati.
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, që operonin në komunat veriore. Policia e Kosovës konfiskoi 1.6 milion euro, 74 milionë dinarë, mbi 19 mijë franga dhe rreth 14 mijë dollarë. Për këtë aksion ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilin e cilësoi si të pa koordinuar me aleatët dhe që përshkallëzon tensionet në atë pjesë./eo
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...