“Telekom Srbija” është kompania serbe e cila e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë tregon fakti se kjo kompani është në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku tarifon klientët e saj për roaming, e që është e përfshirë edhe Kosova.
MTS-i i ka njoftuar përdoruesit se mund të përdorin një sasi të caktuar interneti në vendet e rajonit, derisa ka rënë në sy që në listën e vendeve janë Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

“Ndoshta nuk kam qenë mjaft i qartë, Kosova nuk është shtet në Ballkanin Perëndimor dhe ju si kompani në pronësi të Republikës së Serbisë që po lufton për statusin e kësaj krahine, do t’i përmbaheni qëndrimit zyrtar të institucioneve të asaj Republike”, ka shkruar serb në Twitter.

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...