Ka përfunduar dëshminë, dëshmitari i par në gjykimin kundër Salih Mustafës para Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kryetarja e trupit gjykues MappiFeld-Folia, ka falënderuar dëshmitarin 03593 për dëshminë e tij dhe i’a ka përkujtuar se nuk duhet të flasë me askënd për deklaratat e dhëna në Gjykatën Speciale të Kosovës, shkruan arbresh.info
“Po bëhen katër ditë që je këtu me ne, ma merr mendja se ka qenë e lodhshme dhe e vështirë për ty dhe të falënderoj që ke qenë këtu këto ditë me ne. Na ke ndihmuar shumë në përpjekjen tonë për të zbuluar të vërtetën. Të uroj udhëtim të mbarë dhe të kujtoj edhe një herë që të mos flasësh me askënd për deklaratën që e ke dhënë para Gjykatës Speciale të Kosovës”, tha gjyqtarja.
Ajo njoftoi se ora 14:30 do të nisë një seancë e re ku do të shfaqet dëshmitari i dytë./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje