Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, në internistë për arbresh.info, ka folur edhe për rastin e Agon Musliut që humbi jetën më 3 maj të këtij viti në Qendrën e Studentëve, derisa po mbahej në karantinë, pas ardhje nga Gjermania.
Lumezi, thotë se ende nuk ka informacione të sakta nëse vdekja e Musliut erdhi si pasoj e lëshimeve që janë bërë gjatë procedurës së kthimit nga Gjermania dhe dërgimit të tij në karantinë.
“Kjo është një lëndë, e cila është në procedurë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është në fazën e grumbullimit të informacioneve. Ende nuk kemi identifikuar ndonjë person përgjegjës për kryerjen e kësaj vepre penale, sepse nuk kemi informacione të sakta a është vetëvrasje, apo është shtytje në vetëvrasje, për shkak të lëshimeve të cilat janë bërë gjatë procedurës së kthimit të tij dhe dërgimit në karantinë”, është shprehur Lumezi.
Ndryshe, 26 vjeçari, Agon Musliu kishte vdekur pas rënies së tij nga kati i 4-të i konviktit, që shërbente si karantinë pas kthimit të tij nga Gjermania/arbresh.info
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore