Në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”.
Në seancën e kaluar, që u mbajt ditën e hënë, përpara trupit gjykues dëshmuan policët Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, të cilët u lënduan nga sulmi terrorist, shkruan IndeksOnline.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Tre të akuzuarit paraprakisht ishin deklaruar të pafajshëm dhe nuk e kishin pranuar fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen./Arbresh.info/
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së