Rastet në rritje me COVID, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

15:40 | 22 Qershor 2022
A Z

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur së nga 275 testime kanë rezultuar pozitiv 43 qytetarë dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve.

Kjo ministri duke parë situatën aktuale u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë të imunizohen.

“Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës”, është thirrja e kësaj ministrie.

“Imuniteti i fituar përmes vaksinimit, me kalimin e kohës vjen duke rënë, prandaj vaksinimi me dozën e radhës (doza e dytë apo e tretë) ndihmon në rindërtimin e imunitetit”./arbresh.info/