Marrje të ryshfetit, keqpërdorime të ndryshme të detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit, përvetësime në detyrë si dhe mosdeklarim i pasurisë janë disa nga veprat penale të cilat i ka evidentuar Agjencia Kundër Korrupsionit.
Duke u bazuar në hetimet e kësaj agjencie, gjatë vitit 2014 janë ngritur 131 kallëzime penale kundër 163 personave. AKK ka trajtuar gjithsejtë 304 raste. Vlera e këtyre rasteve të trajtuara është prej 500 eurove deri më shumë se një milion euro, raporton KTV.
Kryeshefi i kësaj agjencie, Hasan Preteni, ka thënë se në mesin e rasteve të hetuara ka pasur prokurorë, zyrtarë qeveritarë, pjesëtarë të agjencive të ndryshme të pavarura si dhe përfaqësues të tjerë.
Gjatë vitit 2014, sipas Pretenit, gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë marrë fare me mosdeklarimin e pasurisë, pavarësisht se ka pasur deklarime të rrejshme dhe zyrtarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë.
Preteni ka thënë se fatkeqësisht, përkundër shumë hetimeve, vetëm një zyrtar shtetëror është duke vuajtur dënim me burg, e ai sipas tij, është ish-kryeprokurori i Task-Forcës kundër korrupsionit./arbresh.info/
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë