Sot në Komunën e Vushtrrisë janë paraqitur edhe gjashtë raste të reja me koronavirus.
Kryetari Xhafer Tahiri në RTV Dukagjini thotë se të infektuarit janë raste kontakti të rasteve të mëhershme.
“Lajmi i mirë është se sot kemi pasur nëntë të shëruar ndërsa gjashtë të tjerë kanë rezultuar negativ për herë të parë pas ritestimit”, tha ai.
Tahiri thotë se situata në Vushtrri është nën kontroll dhe të gjitha rastet janë të identifikuara dhe jan nën mbikëqyrje të policisë.
“Nuk ka rrezik për përhapje të mëtejme të pandemisë”.
Kryetari i Vushtrrisë thotë se për fat të keq komunat nuk janë konsultuar për pakon ekonomike.
Ai thotë se rimëkëmbja ekonomike duhet të jetë e shpejt dhe të preken të gjitha shtresat shoqërore.
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...