Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Kaçanikut, Salih Malsiu, ka folur rreth dyshimeve se mbi 300 qytetarë janë helmuar nga uji i pijes në këtë komunë që nga data 5 korrik.
Ai tha se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik ka arritur që të gjithë pacientëve t’u jap shërbimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është momentalisht stabile.
Malsiu bëri të ditur se tashmë janë dërguar edhe mostrat për analizat kimike dhe bakteriologjike të ujit, ku ato kimike kanë rezultuar mirë.
“Analizat kimike kanë dalë dhe rezultati është i mirë kurse rezultatet e analizë bakteriologjike jemi në pritje dhe presim që nesër t’i marrim”, është shprehur Malsiu, transmeton klan kosova.
Tutje, i pari i Shëndetësisë në Kaçanik tha se kjo është hera e parë që po përballen me një situatë të tillë, dhe se kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes.
“Kemi kërkuar nga qytetarët që të vlohet uji për konsum dhe kemi kontaktuar nga Biforkacioni që të mos ketë furnizim me ujë të asaj pjese që ne kemi shfaqë dyshime se mund të ketë dicka më shumë”, është shprehur Malsiu.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja