Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati sot një bisedë në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i cili i tha atij se Rusia e mbështet Qeverinë serbe pavarësisht protestave disa javore që po zhvillohen në Beograd nga studentët që kërkojnë largimin e Vuçiq.
Për këtë ka reaguar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropia, Riho Terras, i cili në një postim në platformën X, ka qenë goxha i ashpër ndaj Vuçiqit.
“Modeli i ndërhyrjes së Rusisë nuk është lajm dhe presidenti Vuçiq nuk lë asnjë dyshim – ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit”, u shpreh Terras.
Poashtu, Vuçiq pohoi se do të vizitojë Rusinë më 9 maj.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...