Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka përsëritur qëndrimin e BE-së se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është kusht për liberalizimin e vizave.
Soltes, në një intervistë ekskluzive për arbresh.info ka thënë se ky është një kusht i rëndësishëm që duhet të përmbushet.
“Ne biseduam për situatën në Kosovë, sidomos në lidhje me perspektivën në muajt dhe vitet në vazhdim, së bashku me Lunaçekun kemi vënë theks sërish që kemi disa pritshmëri që duhet të përmbushen dhe siç e kemi përmendur disa herë ne jemi këtu gjithashtu për të ndihmuar Kosovën që t’i afrohet integrimit evropian por, nuk është gjithashtu sekret që disa kushte duhet të përmbushen nga ana e Kosovës, që janë shumë të rëndësishme për shtetasit e Kosovës, sikurse liberalizimi i vizave, demarkacioni i kufirit është një prej tyre, ky është gjithashtu një kusht i rëndësishëm që duhet të përmbushet”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur edhe një varg kushtesh të tjera që duhet të plotësohen.
“Gjithashtu ne theksuam edhe përmbushjen e disa çështjeve të tjera si lufta kundër krimit, krijimi i vendeve të reja të punës, mjedisi, energjia, sa ma shpejt që është e mundur për t’ia mundësuar qytetarëve të marrin frymë lirshëm, si dhe sistemi shëndetësor e gjyqësor janë tema të rëndësishme”, ka pohuar Soltes./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00