Derisa nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nuk normalizon marrëdhëniet me Kosovën, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, thotë për mediet gjermane David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për politikë të jashtme i Parlamentin Evropian.
“Serbia, duhet të pranojë krimet që ka kryer në konfliktin me Kosovën”. Kështu i ka deklaruar “Neue Osnabrücker Zeitung”, politikani gjerman nga radhët e CDU-së, eurodeputeti David McAllister, raportues për Serbinë dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
“Një detyrë tjetër tejet e rëndësishme për Serbinë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën”, transmeton televizioni publik raportimet e medieve suedeze.
“Derisa të bëhet kjo, rruga e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e largët”, ka deklaruar David McAllister për gazetën gjermane Neue Osnabrücker Zeitung
Ndërkaq, gazeta Suedwesstpresse, në një artikull kushtuar Ballkanit thekson situatën e tensionuar në rajon, e cila siç konstaton gazeta, do të eskalonte qysh moti në konflikte të armatosura, po të mos ishte NATO dhe prania e BE-së në Ballkan.
Për sa i përket raporteve të Serbisë me Kosovën, gazeta Suedwesstpresse, shkruan se “do të ishte një veprim shumë konstruktiv sikur Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhjetë vite pas shpalljes shtet i pavarur.
Edhe Suedwesstpresse, në artikullin për zhvillimet në Ballkan, pas zgjedhjes së Aleksander Vuçiqit, presidenti i Serbisë, shkruan se “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për aq kohë sa nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur”.
“Ka dhjetë vite që dialogu me Kosovën po dremit”, shkruan kjo gazetë gjermane e cila kritikon ashpër qëndrimin e Bashkimit Evropian, që përkrah gjithmonë më të fortët. Do të ishte shumë e dobishme sikur politikanët evropian të mos u japin përkrahje “njerëzve të fortë” në Ballkan, pasi kjo vetëm sa forcon nacizoismin e tyre, shkruan Suedwesstpresse.
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...