Me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve sa më transparente dhe përmirësimit të menaxhimit të procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zhvilluar Platformën për Shkelje Zgjedhore, e cila do të testohet në zgjedhjet lokal të këtij viti.
Përmes kësaj platforme, KQZ do të pranoj raportime të shkeljeve nga tereni përmes vëzhguesve të akredituar dhe stafit të angazhuar zgjedhor.
“Pas secilit raportim, KQZ do të bëjë konfirmimin përmes stafit në teren dhe do të marrë masat përkatëse. Vetëm pasi të konfirmohet rasti, do të publikohet në https://kqzkosova.ushahidi.io/ ,“ thuhet në komunikatën për medie të KQZ-së.
Të gjithë mund të kontrobojnë për një proces të rregullt zgjedhor duke raportuar shkeljet dhe parregullsitë zgjedhore që vëreni, duke thirrur falas në numrin 0 800 55 555./arbresh.info/

Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së