Raportohet shkelja e parë në Prishtinë, një person fotografon votën

08:46 | 6 Tetor 2019
A Z

Sot rreth orës 08:00, një person pasi ka votuar në shkollën “Ahmet Gashi” në Prishtinë, e ka fotografuar votën e tij.

Lajmin ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre, Ilmi Reçica.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo vëzhguesit e procesit zgjedhor ua kanë dërguar Policisë të dhënat e personit në fjalë./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale