Portieri shqiptar Raffaele Huli ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u përfshirë në listën e Juventusit për ndeshjen e madhe ndaj Napolit.
17-vjeçari është pjesë e ekipit Juventus U-20, ndërsa së fundmi ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë U-19, pasi ka ndërruar kombëtare nga Italia.
Ky vendim vjen si një sinjal i qartë i besimit në projektin e kuqezinjve dhe potencialin e tij afatgjatë.
Huli konsiderohet si një nga portierët më premtues të brezit të tij, ndërsa përfshirja në skuadrën e parë për një ndeshje të tillë tregon vlerësimin e madh që gëzon brenda klubit torinez.
Ky zhvillim përbën një lajm shumë pozitiv për futbollin shqiptar, teksa një tjetër talent i ri po fiton hapësirë në një nga klubet më të mëdha të Evropës.
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Rreth 4 milionë euro për QKMF-në e re në Suharekë