Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtunë, më 27 shtator 2025, në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, ku janë përfshirë një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Arbresh.info se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, ku janë përfshirë një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore. Në këtë ngjarje janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar,” ka deklaruar Veseli.
Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendngjarje dhe është duke trajtuar rastin.
Në disa raportime mediatike, është përmendur se aksidenti ka përfshirë veturën e eskortës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, por deri tani nuk ka informacione shtesë në lidhje me identitetin e personave të përfshirë./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...