Kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj, do ta dorëzojë mandatin në Kuvend.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdojë të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani”, ka shkruar Haradinaj.
Ai u tregua mirënjohës dhe i falënderoi të gjithë ata që i besuan votën për kryeminsitër.
“Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat e besuara nga Ju, për mua si kandidat për Kryeministër. Përjetësisht falënderues!”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
Tutje, Haradinaj tha se votuesve të tij ua ka borxh një Aleancë të strukturuar mirë dhe me kuadro të reja.
“Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, ka arsyetuar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1400229390101471
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...