Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar aktorin Sylejman Lokaj si dhe ka ngushëlluar familjen për vdekjen e tij.
Aktori dhe regjisori Sylejman Lokaj ndërroi jetë të shtunën në moshën 85 vjeçare.
Postimi i plotë:
“Më pikëlloi ndarja nga jeta e aktorit, Sylejman Lokaj. Lokaj i takon brezit të aktorëve që njihen si themeltarë të artit skenik të Kosovës. Ikja e tij është humbje për teatrin, filmin, regjinë dhe kulturën tonë në përgjithësi. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve”, ka shkruar kryeministri në një postim në Facebook.
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë