Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Myrtë Zeneli dhe Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexhën në 20 vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj shkroi se rënia e tyre është dëshmi se për shqiptarin liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta, njofton Klan Kosova.
Ja postimi i tij i plotë:
Në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjes dhe dëshmori i saj i parë. Po sot 20-vjet më parë ranë Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, si dëshmi se për shqiptarin, liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta. Kujtojmë tre vëllezërit Rexhaj që ranë të pandarë, për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re, si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë!
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit