I ftuar në “Xing me Ermalin”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur si rrallëherë për kohën në burgun e Hagës të cilin e cilësoi si hotel me kushte shumë të mira.
“Sikur po shkon në një hotel. Kushtet higjenike, kushtet jetësore janë me shumë nivel. Dhomën e ke tënden, shtrat, çarçaf, mbulesa të reja, të pastra. Kuzhinë ku mund të gatuaje vetë. Unë mendoja se shumica e burgjeve ishin ashtu derisa kam parë këto të tjerat. Kishim televizor, kompjuter, palestër. Kam fjetur në hotele më të këqija se burgu Hagës”, u shpreh kryeministri. Haradinaj tregoi edhe një histori me një zyrtar të huaj të cilit i kishte thënë se kishte qenë atje me pushime.
“I thashë një zyrtari të huaj kam qëndruar tek ju 4 vjet. Çfarë ke bërë pyeti. Pushim i thashë. Si 4 vjet pushim, ku ke qenë pyeti. I tregova zonën. Tha qenke shumë i pasur. Pa pagesë e kam pasur i thashë”, tregoi kryeministri i Kosovës.
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...