Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Interaktiv të KTV-së ka thënë se duhet të bëhet presion që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë sivjet.
“Shpresoj se të hyjmë në rend të ditës. Do të ishte mirë të marrim vendimin këtë vit. Çoftë edhe preliminar, kjo do të ishte shumë mirë për Kosovën, Evropën e rajonin. Kjo është heqje e fokusit, pasi liberalizimi është temë edhe për shkak të emigracionit.
Pasi Kosova nuk shkon si refugjatë por si persona të barabartë në kulturë e sport. Jemi ambiciozë dhe synojmë të marrim këtë vit, dhe duhet të bëjmë presion ta marrim këtë vit”, ka thënë Haradinaj.
Ai shton se liberalizimi për Kosovën është vonuar që 20 vjet.
“Afatet kohore nuk janë gjithmonë në favorin tënd, por duhet të mobilizohemi. Është e logjikshme që të caktohet një target sa më i afërt për një gjë të tillë. Neve na është vonuar liberalizimi për 20 vjet.
Vendosja e kushteve ndaj Kosovës është mjaft i çuditshëm, nuk dinë as çka me thënë më ndërkombëtarët. Kur evropianët vijnë nuk kanë as çka të kërkojnë, përmendin tani taksën ndaj Serbisë. Duhet të synojmë që liberalizimin ta synojmë në kohë, duhet ta afrojmë sa më shumë”, ka thënë Haradinaj.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...