Ramush Haradinaj është zgjedhur sërish kryetar i AAK-së, në Kuvendin e VIII zgjedhor të kësaj partie, në të cilin nuk pati asnjë kundër kandidat. Ai është zgjedhur me votim të hapur me propozimin e Ardian Gjinit, për arsye që ishte kandidati i vetëm për kryetar.
Delegatët e miratuan këtë propozim dhe me të gjitha votat për e zgjodhën Haradinajn kryetar, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj pas zgjedhjes kryetar tha se besimi i delegatëve është obligim i madh për të. Ai tha se nuk do të ndalet së punuari për të rritur AAK-në.
“Është obligim i madh ky besim, ta ndihmojnë për ta rritur aleancën. Skam me u ndal, kam me punuar që ta rrisim aleancën bashkë”.
Para mbajtjes së votimit, Haradinaj kërkoi që votimi të jetë i fshehtë, por nuk u përkrah nga delegatët. Këtu ai foli për planet e tij me AAK-në.
Në Kuvendin Zgjedhor është ndryshuar edhe statuti i AAK-së, ku mandati i kryetarit dhe kryesisë nga 3 vjet është zgjatur në 4 vjet./EO/


Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...
Nesër aksion i Inspektoratit, Policisë dhe AVUK-ut në tregun...
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...