Përfshirja e Manastirit të Deçanit nga organizata Europa Nostra si “monument në rrezik”, ka nxitur reagime të shumta.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, thotë se s’ka asnjë rrezik derisa mendon se deri te ky vlerësim ka ardhur si pasojë e mashtrimit nga ana e punëtorëve të Manastirit dhe qeverisë së Serbisë.
“Ky relacion është krijuar mbi fakte të pavërteta. Mbi këto fakte është dashur të pyeten institucionet që e kanë në kompetencë ruajtjen e Manastirit si KFORI dhe vlerësimi i tyre është pozitiv”, tha Ramosaj për KTV’në.
“Vlerësimi i tillë ka ardhur si pasojë e mashtrimit dhe viktimizimit të personelit të Manastirit që ka ndikim edhe qeveria e Serbisë në këtë aspekt”, shtoi ai.
“Duhet të bëhet një prerje e situatës. Shqiptarët në Deçan dhe Kosovë tashmë e kanë dëshmuar që janë njerëz me objektive paqësore dhe kanë dëshmuar që s’kanë asgjë kundër Manastirit në Deçan dhe objekteve tjera ortodokse”, theksoi ai.
“Prej vitit 2005 e deri në ditën që po flasim asnjë incident nuk është shkaktuar në drejtim të Manastirit dhe kjo nuk ka ndodhur as historikisht. Manastiri i Deçanit është vlerësuar se është ndërtuar nga vetë shqiptarët e Deçanit dhe është ruajt nga vetë shqiptarët e Deçanit deri në ditët e sotme”, shtoi ai.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...