Nën organizimin e Komunës së Deçanit dhe shoqatave të dala është organizuar tubim komemorativ për vdekjen e Hilmi Haradinajt.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në fjalimin e tij ka thënë se është e vështirë të përshkruhet në tërësi Hilmi Haradinaj, raporton arbresh.info.
“Bama hallall plak! Është e zorshme të përshkruhesh ti. Ilmi nura jetën e patë lufte. Ishe dhe mbetesh ushtar tipik i palëkundur përballë stuhive që të kapluan ty dhe familjen tënde. Kapedan që dha tre heronj për lirinë e vendit”, ka thënë ai.
Ramosaj ka thënë se e kishte zgjedhur një fjali nga bashkëluftëtari i Hilmiut, Sylejman Selimi.
“Mbete i fortë edhe kur t’i vranë djemtë edhe kur mbete vetë. Tash edhe ne duhet të mbetemi të fort. Do të vijmë prapë tek ti në Kullë ndonëse me kurora lulesh por do të vijmëë. Sot po i themi lamtumirë burrit të fort, Hilmiut. Ngushllime të gjithëve”, tha Ramosaj./Arbresh.info
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...