Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë emisionit “Rubikon”.
Ai komentoi deklaratën e Kurtit se “PDK-ja ka 4-5 kryetarë”, duke thënë se Kurti ka “llugë” në Vetëvendosje.
Lladrovci shtoi se sa herë që ia përmend emrin Kurtit në kontekst pozitiv, ai humb rreth 1,000 vota në Drenas.
“Albin Kurti tha se e di prej përvojës se sa njerëz menaxhojnë VV-në. Ai e ka llugën në shtëpinë e vet, sepse për Dejona Mihalin thotë se është vetëm menaxhere, jo më shumë. Sa herë që Albin Kurti përmendet në lidhje me mua në mënyrë pozitive, humbas rreth 1,000 vota në Drenas. Ai nuk më ka bërë nder. Turpi i botës është kur përmendet Hashimi e Kadri Veseli,” tha Lladrovci.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...