Me qëllim të harmonizimit të gjendjes pronësore në terren me atë në regjistrat zyrtar pronësorë, Agjencia Kadastrale e Kosovës është në përgatitje të fillimit të projektit të rindërtimit të informacioneve kadastrale në katër Komuna, respektivisht në Komunën e Vitisë, Kamenicës, Skenderajt dhe Drenasit.
Për këtë arsye Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë sot ka vizituar Komunën e Drenasit ku është pritur nga Kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, thuhet në njoftimin komunal.
Qëllimi i takimit ishte informimi rreth projektit në tërësi dhe Zonave Kadastrale që do i nënshtrohen rindërtimit në këtë Komuna në veçanti, konkretisht Zona Kadastrale Arllat dhe Zona Kadastrale Shtuticë, transmeton lajmi.net. Tema e interesit ishte njoftim i detajuar rreth fazave të projektit, përfitimeve që qytetarët e këtyre dy Zonave Kadastrale kanë nga implementimi i projektit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në implementim e ngjashëm. Në takim nga përfaqësuesit e dy institucioneve u ngrit nevoja e bashkëpunimit sa më të ngushtë gjatë të gjitha fazave të implementimit të projektit, e sidomos bashkëpunimi me banorët e zonave subjekt i rindërtimit, duke e ditur se vetëm me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në projekt i njëjti do të mund të rezultonte i suksesshëm.
LLadrovci nga ana e tij u zotua në përkrahjen institucionale e logjistike për zbatimin e projektit në fjalë, ndërsa edhe nga përfaqësuesit e Agjencisë kërkoi që pa pikë hezitimi të shtrojnë për diskutim të gjitha sfidat që mund të paraqiten gjatë implementimit të projektit. Po ashtu Kryetari i Komunës së Drenasit kërkoi informim sa më gjithëpërfshirës të qytetarëve rreth obligimeve që ata kanë gjatë fazave të implementimit të projektit, me qëllim të përfitimit maksimal të tyre, sidomos duke e ditur se aktivitetet e përfshira në Rindërtim kryhen pa pagesë.
Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës u zotua se bashkëpunimi nuk do të mungojë dhe garantoi që edhe Komuna edhe qytetarët do të kenë adresë të hapur për të ngritur të gjitha shqetësimet tyre, pa marrë parasysh a kanë të bëjnë me procesin e implementimit të projektit, apo me kualitetin e të dhënave që do të dalin si rezultat i projektit. Në fund të takimin përfaqësuesit e institucioneve përkatëse nënshkruan edhe Marrëveshjen për bashkëpunim për projektin e rindërtimit të informacioneve Kadastrale në Zonën Kadastrale Arllat dhe Shtuticë.
Tre persona përleshen për një pronë në Doganaj të Ferizajt, ...
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të arrestuarit për rastin ...
Irani mbylli sërish Ngushticën e Hormuzit, reagon Trump: Nuk...
Kusari-Lila: Të angazhuar për të lidhur institucionet me biz...
Kroacia i përgjigjet Vuçiqit për marrëveshjen me Shqipërinë ...
Aguero i bën thirrje Alvarezit ta pranojë ofertën e Barcelon...