Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur shqetësimin e tij për fushatën zgjedhore që po zhvillohet në Drenas.
Ai e ka cilësuar këtë periudhë si një moment vendimtar për fatin e partisë dhe për qytetarët e Drenasit.
Kryetari Lladrovci ka kërkuar që qytetarët të mos lejojnë që vullneti i tyre të manipulohet dhe ka theksuar se ata do të votojnë për zhvillimin dhe drejtësinë.
Ai ka ftuar qytetarët që të mbështesin kandidaturën e tij dhe të ruajnë integritetin e komunës.
Postimi i plotë:
Drenasi është lidhur nyje në fytin e keqbërësve
Fushata zgjedhore po e dëshmon fokusin e një lidershipit me intensitetin të lartë të vizitave në “pikën e nxehtë”.
Drenasi është bërë epiqendër e vizitave të pandërprera të krerëve të një partie dhe me përgjegjësi e them se është “pikë e nxehtë” dhe vendimtare për fatin e tyre të mëtejmë politik. Fotot e tubimeve të bedelëve flasin vet, takime të zbehta, me më shumë deputetë e anëtarë kryesie se sa qytetarë, të ngrysur si në mort.
Vrulli brutal i keqbërësve për ta “fituar” betejën në Drenas, deri më sot është pa asnjë efekt. Qytetari nëpërmjet tubimeve, deklarimeve dhe përkrahjes është kundër vendimeve të padrejta në PDK, e kundërshtojnë fyerjen se garën në Drenas e fiton logoja me “Dadën Razë”.
Beteja e lidershipit aktual të PDK-së për Drenasin, po dëshmohet se nuk ka të bëj vetëm me bedelin, por me fatin e vet, me profilin e një ekipi që operon me të pavërteta. E pavërtetë e madhe është sikur për këto vendime të padrejta e kanë rekomandimin “nga lartë”. Ky mashtrim, po vije me protagonistë që i thurin njëri-tjetrit lëvdata pa asnjë konsideratë për qytetarin dhe bastionet.
Ata “lartë”, kanë halle më të mëdha se sa egot e disa “liderëve”, madje, ata janë të dëshpëruar me veprimet e pamatura dhe tendencën e goditjes së personaliteteve më të dëshmuara të PDK-së që nuk përkulen e nuk janë puthadorë. vetë operimi me termin “rekomandim”, dëshmon qartë se ju mungon edhe ndjeshmëria për kohën të cilën po e kalon vendi dhe bastionet e PDK-së.
E shtroj një pyetje së pari për veten, cili qenka sot në garë më kontributdhënës për pushtetin lokal dhe për shtetin nga themelimi i PDK-së e deri më sot? Nga kjo pyetje, del përgjigja nga qytetarët, tashmë, me dimension tjetër – përkrahje e qytetarëve si asnjë herë më parë “Për Drenasin Kampion” dhe përkrahje e papritur nga institucionet ndërkombëtare në Kosovë.
Në Drenasin mikpritës, qytetarët krenar e dinjtoz do të votojnë me sy hapur, dy sy do t’i bëjnë katër që të mos lejojnë devijimin e vullnetit qytetar dhe mashtrimin “logo me Dadën Razë”. Ata do ta vlerësojnë punën e kryetarit kampion të performancës, zbatimin e ligjit, barazinë para ligjit, mundësitë e gjasat e barabarta, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”!
Pa asnjë dyshim, Drenasi është lidhur nyje në fytin e keqbërësve, prandaj fitoren e shohin si shansin e fundit për ta shpëtuar karrierën e vet. Ata janë të bashkuar dhe nuk ndalen me tubime, vizita, shantazhe, premtime, dhurata, punësime e manipulime të njohura të kutive të votimit për ta devijuar vullnetin qytetar në Drenas. Më 12 Tetor do të dihet se kush është PDK, kampioni apo bedeli./Arbresh.info
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...