Kryetari i Drenasit që garon edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci, ka thënë se është lajm i mire që po shqyrtohet materiali i audio incizimit nga Prokuroria.
Lladrovci tha se beson në drejtësi, duke e quajtur materialin si shantazh në kohë fushate.
Ai tha se pret që të publikohen edhe incizime të tjera që të zbulohet e vërteta, për autorët dhe qëllimet e këtyre incizimeve.
“E mirëpres këtë veprim, sepse kam kërkuar prej kohësh të bëhet hetim për audio incizimet nga një burim në Drenas dhe për këtë çështje, pas denoncimit tim, Policia e Kosovës kanë mbajtur shënim zyrtar prej kohësh. Po pres të publikohen edhe incizime të tjera që të zbulohet e vërteta, për autorët dhe qëllimet e këtyre incizimeve. Shumë njerëz më kanë njoftuar se uzurpatorët e thonë me zë dhe ua emitonin shkurt në vesh incizimet kundër meje me pretendimet se “unë nuk guxoj t’i prek”, sepse mund t’i publikojnë ato. Audio incizimi i publikuar ditë më parë, është i prerë, i ripunuar dhe është regjistruar më 29 maj 2023, pas orës 17:00, në Hotel “Emerald”, në Restoranin e Katit të pestë.”, shkruan Lladrovci.
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...