Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci, ka formuar një subjekt të ri, me të cili9n ka thënë se do të garojë në zgjedhjet lokale për asamble dhe kryetar.
Lladrovci ka njoftuar se subjekti i ri do të quhet Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin (PDKRLl).
“Subjekti ri do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar, me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm”, thuhet në një deklaratë të Lladrovcit të postuar në Facebook.
Deklarata e plotë:
Vendimi për zëvendësimin e Kryetarit më të suksesshëm në historinë e garës për performancë komunale në Republikën e Kosovës, përmes një procedure dhe votimi të paparë deri më tani, nga Kryesia e emëruar me vendim nga vet udhëheqësi aktual i PDK-së, të zgjedhur pa iu nënshtruar zgjedhjeve të brendshme,
Tejkalon dhe shkel vlerat me të cilat identifikohet PDK-ja: Puna, përkushtimi për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse të qeverisjes lokale aktuale,
Vepron në papajtueshmëri me interesin qytetar ku nuk vlerësohet ndershmëria, kredibiliteti dhe integriteti i vendimeve në zbatim të ligjit, barazisë para ligjit dhe gjasave e mundësive të barabarta,
Shkeljen e vlerave identifikuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarin e Drenasit, trashëgimisë më të shkëlqyer në qeverisjen lokale,
Të motivuar nga këto shkaqe, por, duke mos i cekur të gjitha, ne të nënshkruarit më poshtë, kemi vendosur që të formojmë një subjekt të ri garues për zgjedhjet lokale, jo për tu larguar nga PDK, por për ta mbrojtur Komunën e Drenasit dhe interesin qytetar nga degradimi i cili përpiqet të vije nga keqbërësit të lidhur me faktorë të ndryshëm, madje edhe të nivelit qendror të PDK-së,
Subjekti ri do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar, me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm.
Subjekti i ri quhet:
PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN
PDKRLl
Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit.
Bashkë, vazhdojmë, +4. PDKRLl!
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...