Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, ka treguar arsyet pse është larguar nga LDK-ja dhe pse ka përkrahur PDK-në në gjedhjet e 6 tetorit.
Kelmendi, ka thënë se lufta kundër sektorit privat është luftë kundër Kosovës.
Ai ka thënë se çështja e një punëtori të kompanisë së tij mund të jetë politizuar qëllimisht për të ulur reputacionin e biznesit të tij.
“Punëtori që është takuar me Albin Kurtin në bazë të dhënave që e pashë ka qenë i punësuar “part time” dhe ai mund të jetë larguar për një punë të përhershme nga Elkos”.
Ai ka thënë se Fisnik Dema është menaxher i lartë në ETC, por i njëjti ka qenë edhe kandidat për deputet në AAK në zgjedhjet e fundit.
Kelmendi thotë se liderët politikë i janë frikësuar kandidimit të tij në zgjedhje.
“Po të kisha qenë kandidatë për deputet, ndoshta numrat kishin ndryshuar. Nuk është e njëjtë si t’i kërkosh dikujt vota si të jesh vetë kandidat për deputet… Nuk kam mundur që votat që kam pasur gjithmonë pas vetes t’ia çoj PDK-së”.
Afaristi thotë se LDK-ja ka humbur 10 mijë vota nga largimi i tij prej kësaj partie.
“Mbështetja ime për PDK-në ka qenë ekskluzivisht për t’i treguar LDK-së së lëvizja ime nuk është thjesht lëvizje e një personi, por lëvizje e 3-4% të votave të përgjithshme”, tha Kelmendi./Telegrafi/
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...