Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramdani, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes dhe të mos dalin shpesh nga shtëpitë për shkak të paradalimit të përhapjes së koronavirusit në vend.
Ai gjatë konferencës online për media tregoi se nga 8 shkurti deri tani kanë kryer 1037 teste prej të cilave 91 rezultuan pozitive.
“Nga këto 91 mostra pozitive, kemi një pacientë të shëruar, sipas OBSH-së, kur dy mosta të rezultateve dalin negative atëherë ai person është shëruar”.
“Ekipet e qendrave rajonale të IKSHPK-së gjatë tërë kohës kanë kontaktuar por edhe kanë shkuar fizikisht tek personat që kishin kontakt me ata që rezultuan pozitiv me Covid-19, kanë qenë kontrolle të rrepta ku vazhdimisht u kemi përcjell shenjat dhe simptomat e tyre”, tha Ramadani.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë