Komuna e Prizrenit sot ka emëruar drejtorët e rinj, pas shkarkimit të një dite më parë të gjashtë drejtorëve në këtë komunë.
Për drejtor të Shërbimeve Publike është përzgjedhur, Sulltan Badallaj ekonomist i diplomuar. Për drejtor të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor është përzgjedhur, Visar Islamaj jurist i diplomuar. Në drejtorinë e Arsimit është emëruar Zahadin Shemsedini. Në drejtorinë e Shëndetësisë, Shpresa Goçaj specialiste e e Radiologjisë dhe në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale Sherife Balaj, magjistre e Sociologjisë.
Drejtorët të cilët janë shkarkuar janë: Hasan Hasani drejtor i Shërbimeve Publike, Nijazi Kryeziu drejtor i Urbanizmit, Bedri Bytyqi, drejtor i Insepktoratit, Nexhat Çoçaj drejtor i Arsimit, Elhame Berisha drejtoreshë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Zyber Rizanaj drejtor i Shëndetësisë.
Samir Hoxha, sekretar për Marrëdhënie me Publikun, në Degën e PDK-së, në Prizren ka thënë për KosovaPress se Dega e PDK-së në Prizren, me unanimitet të plotë ka bërë përzgjedhjen dhe prezantimin e emrave të rinj, të cilët janë ngarkuar nga ana e PDK-së, për të drejtuar drejtoritë e ekzekutivit të Komunës së Prizrenit.
Ndërkohë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në një konferencë për media ku ka bërë publik emrat e drejtorëve të rinj, ka thënë se emrat e rinj për të drejtuar dikasteret në kuadër të komunës së Prizrenit, janë personalitete me kredibilitet të lartë intelektual e profesional, që me punën e tyre, do e bëjnë të mundur jetësimin e mëtejmë të platformës së PDK-së, për qeverisje të mirë transparente dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Ndërsa Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi tha se propozimet vijnë nga ana e degës së PDK-së, pas konsultave të shumta, të cilat i ka bërë dega e PDK-së, me qëllim të ndryshimeve pozitive dhe në vazhdën e kontinuitetit së qeverisjes së mirë.
Ndryshe për reforma në pushtetin në Prizren ka kontribuar edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Ai mbrëmë ka qëndruar në Prizren ku deri orët e vona kanë diskutuar në degën e kësaj partie.
Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...