Po bëhen gati pesë vite që ky objekt ka mbete në gjysmë. Komuna e Prizrenit mori vendim të nisë ndërtimet e këtij objekti, të paraparë për familjet e dëshmorëve dhe ato skamnore, në prill të vitit 2009, në lagjen “Dardania” në periferi të qytetit të Prizrenit.
Por, banorët e kësaj lagje nisën një peticion për të ndalur këto punime, duke thënë se ky ndërtim është në kundërshtim me planin urbanistik, pasi që aty është paraparë të jetë një park plot gjelbërim për banorët e jo të mbushet me ndërtesa të mëdha.
Ata e drejtuan shqetësimin e tyre në vet Komunën e Prizrenit por edhe në shumë institucione tjera. Por përplasjeve të komunitetit të kësaj lagje dhe pushtetit lokal të Prizrenit, iu erdhi fundi me 22 dhjetor të 2010-ës, kur Gjykata Kushtetuese, me datë mori vendim që të ndalohen punimet në këtë objekt, duke i dhënë kështu një afat prej gjashtë muajsh komunës, që të njoftojë gjykatën për masat që ka ndërmarrë karshi këtij vendimi.
Punimet u ndalën por objekti nuk u rrënua. Derisa tani, Komuna e Prizrenit është duke shiquar mundësitë për të mos e rrënuar këtë objekt por të gjejë ndonjë mënyrë tjetër të shfrytëzimit të tij. Nismëtarët e peticionit po përgatitën që të padisin Kryetarin e Komunës për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Taulant Hoxha, banor në lagjen “Dardania”, njëherit iniciues i peticionit, thotë se vendimet e gjykatës duhet të zbatohen me automatizëm. Mos respektimi i vendimeve të tilla, sipas tij, paraqet vepër penale.
Andaj, thotë se po përgatitën që të padisin Kryetarin e Komunës për refuzim të zbatimit të vendimit të gjykatës./arbresh.info/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...