Në Gjykatën e Gjilanit do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj Komune, të akuzuar bashkë me të për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.
Në seancën e kaluar e kishin dhënë mbrojtjen e tyre të akuzuarit Ramadan Muja dhe Minir Krasniqi, si dhe ishin lexuar procesverbalet e lëndëve civile, të cekura si në shkresat e lëndës.
Ndaj leximit të këtyre procesverbaleve kishin paraqitur kundërshtimet e tyre avokatët mbrojtës të të akuzuarve Ramadan Muja dhe Minir Krasniqi.
Në gjykimin e sotëm pritet të vazhdohet me marrjen në pyetje të të akuzuarve të tjerë.
Muja dhe të tjerët akuzohen se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...