Google ADS

Rama zhvillon bisedë telefonike me Hashim Thaçin: Komandanti ishte në formën e vet më të mirë

13:56 | 12 Maj 2025
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se telefonata ishte prekëse dhe se Thaçi – të cilin e quajti “vëlla” – ishte në gjendje të mirë.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë “, tha ai.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./Arbresh.info