Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka uruar që kjo festë të sjellë paqe dhe lumturi për të gjithë.
“Patëm nderin t’ju urojmë Fitër Bajramin, kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërrnava dhe gjithë kolegëve të tij. Ishte një takim i ngrohtë që përcolli mesazhe bashkimi dhe harmonie. Uroj që kjo festë të sjellë paqe dhe lumturi për të gjithë. Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira