Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar sot ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.
Gjatë këtij takimi shumë përmbajtjesor gjatë së cilit me të cilin diskutuan për një varg çështjesh që janë prioritet në programin e qeverisjes së re komunale, shkruan arbresh.info.
Kryetari Rama, sipas njoftimit të zyrës për media të Komunë së Prishtinës, i kërkoi bashkëpunim ministrit Çeku për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, siç janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor.
“Me theks të veçantë, Rama e informoi ministrin Ceku për përgatitjet e Komunës së Prishtinës për Bienalen Nomade Evropiane “Manifesta”, që vitin ardhshëm do të mbahet në Prishtinë, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës”, thuhet në njoftim.
Në takim, të dy u pajtuan që të fillojnë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet dy institucioneve që i përfaqësojnë sa i përket trashëgimisë kulturore./arbresh.info/
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA