Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Fillimisht Gjeneral Jashari ka njoftuar Ramën për arritjet e FSK-së dhe për synimet e saj në të ardhmen.
Gjatë takimit diskutimet e përbashkëta u fokusuan rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së.
Ndër të tjera, Rama e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht u pajtuan për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët./arbresh.info

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...