Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrje për 30 ditë të vendimin për vendosje të reciprocitetit me Serbinë, e ka vazhduar mbështetjen për të edhe më.
Ai në profilin zyrtar në Twitter ka shpërndarë postimin e kryeministrit Albin Kurti, në të cilin ndodhet komunikata e plotë e qeverisë me mbishkrimin: Në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne jemi zotuar për ta shtyrë zbatimin e vendimit për targat e veturave dhe dokumentet për hyrje dalje në pikat kufitare me Serbinë për 30 ditë me kushtin që të gjitha barrikadat të jenë larguar dhe që lëvizja e lirë të jetë rivendosur”. /arbesh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...