Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi” po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Ai tha se me përfundimin e pjesës tjetër të rrugës nga Gorenje në Veternik, ku do të ndërtohet një rrethrrotullim, trafiku në këtë zonë do të lehtësohet ndjeshëm, duke përmirësuar qarkullimin për të gjithë qytetarët.
“Në këtë kuadër, falënderojmë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin e tyre dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.”, ka shkruar ai.
“Jemi të përkushtuar që të punojmë pa pushim në çdo cep të kryeqytetit për të përmirësuar infrastrukturën dhe trafikun në Prishtinë. Ky projekt është vetëm një nga shumë iniciativat që po ndërmarrim për të transformuar kryeqytetin tonë.”, shtoi Rama.
“Prishtina po transformohet dhe së bashku po ndërtojmë një qytet më të mirë për të gjithë.”, përfundoi i pari i Prishtinës./Arbresh.info/
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person