Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se me ambasadorin Hargreaves folën për rëndësinë e bashkëpunimit mes kompanive teknologjike.
“Diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimeve mes kompanive teknologjike, mundësitë për inovacion të përbashkët dhe rolin e ekspertizës britanike në procesin e digjitalizimit të Kryeqytetit. Bashkëpunime të tilla janë kyçe për të forcuar lidhjet tona dhe për të krijuar mundësi të reja për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...