Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti me rrethinë më nuk do të ketë telashe me ndriçimin publik.
Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit të ndriçimit në kryeqytet.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se janë në proces të vlerësimit të kontratës për zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik.
“Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbes pa ndriçim”, ka thënë Rama.
Ai ka bëtë të ditur se bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun, i kanë vizituar tri lokacione të reja ku e kanë stabilizuar ndriçimin./rtk/
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...