I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim të dërguarin e kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers dhe deputet të tjerë.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se është shumë i lumtur për këtë takim duke shtuar se miqësia me Britaninë e Madhe është e shenjtë.
Tutje Rama njoftoi se me Vickers ka biseduar për energjinë, edukimin, sigurinë, tregtinë, TIK, riciklimin dhe mundësi të tjera për thellimin e bashkëpunimit në këto drejtime, transmeton arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Miqësia jonë me Britaninë e Bashkuar është e shenjtë!
Isha shumë i lumtur të takohem me të dërguarin e Kryeministrit të për tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers së bashku me deputetët Judith Blake – Baroness Blake of Leeds dhe Mathew Offord.
Bashkë diskutuam për sektorin e energjisë, edukimit, sigurisë, tregtisë, TIK, reciklimit, dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në këto drejtime./arbresh.info/
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...